/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Fjalë të urta

Fjalë të urta

Fjalë të urta

 

“Kur shpirti humb përulësinë,humb njëkohësisht dhe Hirin bashkë me dashurinë e  Perëndisë
dhe kështu shuhet lutja e zjarrtë”. Shën Siluano Athoniti

“Perëndia është kundër kryelartëve dhe egoistëve.Hirin e Tij e dërgon tek të përulurit”.

“Kini kujdes,mos bëni bamirësi përpara njerëzve që tju shohin”.(Mth.6:1-6,16-18)

“Dëshpëroje barkun dhe patjetër do të mbyllet edhe goja sepse gjuha forcohet nga ushqimet e shumta”.Joan Sinaiti

“Mos mendoni se vetëm Shenjtorët luten për ne.Edhe ëngjëjt lusin Perëndinë në vështirësitë tona”.

“Jep ushqim dhe merr parajsën.Jep gjëra të vogla dhe merr të mëdha.Jep të vdekshme (materiale) dhe merr të pavdekshme.Shpëtimi i shpirtit është lëmosha”. Shën Joan Gojarti

“Për gjithë të këqijat që mendoni në darkë kur shtriheni,pendohuni”.Shën Vasili i Madh

“Është më mirë që dikush të humbas kur duhet sesa të dalë triumfues me të padrejtë dhe  duke rrezikuar”.Shën Grigor Teologu

“Misteret e Perëndisë zbulohen (shfaqen) tek njerëzit e përulur”.Shën Isaak Siriani

“Njeriu besimtar duke u mbështetur me besim tek dashuria e Perëndisë,përballon me durim çdo gjë që Perëndia lejon ti ndosh”.Avgustini i Shenjtë

“Ai që nuk ka brenda zemrës dashurinë,është shkëputur dhe është bërë i huaj nga çdo gjë shpirtërore”.Shën Foti i Madh

“Të rinjtë duhet të presin lavdi dhe nder nga mundimet dhe jo nga kënaqësitë”.Etërit e Shenjtë

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Fjalë të urta