/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Lufta dhe mashtrimet që përdor djalli ndaj atyre që mban në shërbim të mëkatit.

Lufta dhe mashtrimet që përdor djalli ndaj atyre që mban në shërbim të mëkatit.

Lufta dhe mashtrimet që  përdor djalli ndaj atyre që mban në shërbim të mëkatit.

 

Kur djalli mban dikë në shërbim të mëkatit nuk merret me asgjë tjetër vecse ta verboj atë sa  më shumë dhe të largoj prej tij cdo mendim të mirë i cili mund ta shtyj dhe ta ndihmoj për të parë   jetën e  mjerë që bën.Dhe jo vetëm e largon nga mendimet që e kthejnë në pendim por i shtie ndër mend mendime të tjera me të këqija dhe me arsye e shkaqe më të shpejta gati për të rënë përsëri në të njëjtin mëkat por edhe në mëkate akoma më të rëndë duke dalë nga atje i gjori më i verbër dhe më i errësuar që të jetë e  mjaftueshme kjo errësirë dhe kjo verbëri për ta rrëzuar  përsëri në mëkat.Kështu duke u rendur i gjori nga veprimi i mëkati tek  verbëria e errësirës dhe nga kjo verbëri në një mëkat akoma më të madh,bën të njëjtin rreth gjatë gjithë jetës së tij nëse Perëndia nuk e shpëton me anë të Hirit të Tij.
Kushdo që ndodhet në këtë gjëndje të  mjeruar, nëse dëshiron të kurohet,duhet ta pranoj menjëherë mendimin që e thërret nga errësira në dritë dhe nga mëkati në pendim dhe duhet t’i thërrasë me gjithë zemër Krijuesit të tij “Zoti im më ndihmo,më ndihmo shpejt dhe mos më ler më në këtë errësirë të mëkatit “. Të mos ndaloj duke e thënë shumë herë këtë dhe  lutje të tjera të përngjashme dhe menjëherë nëse është e mundur të kërkoj  ndihmë dhe këshilla që të mund të clirohet nga armiku.Nëse nuk mundet,të shkoj përpara Krishtit të Kryqëzuar duke  rënë në  gjunjë përpara këmbëve të Tij të Shenjta dhe të lutet tek Zoti dhe te Hyjlindësja Mari duke kërkuar dhembshuri dhe ndihmë.Dhe fitorja e tij është e shpejtë.

 

Shën Nikodhimi i Malit të Shenjtë

Përkthyer nga M. Vasili 

 

Lufta dhe mashtrimet që  përdor djalli ndaj atyre që mban në shërbim të mëkatit.