/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Mësime të Shën Paisios

Mësime të Shën Paisios

Mësime të Shën Paisios

 

At,si mund të kemi vetëm mendime pozitive kur disa vinë e na flasin për gabime dhe mëkate që shumë   priftërinj bëjnë?Si t’i përgjigjemi ?

Shën Paisio na u përgjigj kështu:

“-Nga eksperienca ime di që njerëzit janë të ndarë në dy kategori dhe i përkasin ose njerës ose tjetrës kategori ,pa pasur të tretë.Njëra kategori e njerëzve i përngjan mizës.Miza ka këtë veti të shkoj të qëndroj atje ku ka papastërti.P.sh,nëse në një kopësht me lule që mbajnë erë të mirë në një cep të tij ka ndotur një qen,miza do fluturoj mbi gjithë lulet e bukura dhe nuk do qëndroj tek asnjë nga ato.Vetëm kur të shikoj papastëtitë do ulet mbi to.Do filloj ti trazoj duke mbajtur erën e keqe dhe nuk do shqitet prej aty.Nëse miza mund të fliste dhe ti e pyesje ku ndodhen trëndafilat,ajo nuk do dinte fare se c’janë ata por do dinte  të tregonte se ku ndodhen plerat,banjët dhe gjithë papastërtitë.Një kategori njerëzish ngjan me mizën.Janë ata njerëz që janë mësuar gjithmon të mendojnë dhe të kërkojnë për të gjetur të keqen,duke anashkaluar të mirën pa dashur të qëndrojnë në të.

Kategoria tjetër ngjan me bletën.Bleta ka veti të kërkoj dhe të qëndroj te c’do gjë e mirë dhe e ëmbël.P.sh: nëse në një sallë plot me plera dhe papastërti ndodhet një llokum,bleta do fluturoj mbi gjithë plerat dhe do qëndroj vetëm mbi ëmbëlsirën.

Nëse e pyet bletën ku ndodhen plerat ,ajo do të përgjigjet se nuk e di por do të tregoj ku janë trëndafilat dhe zambakët,mjalti dhe sheqeri.Ajo di gjithshka mbi të mirat dhe asgjë mbi të këqijat.

Kjo është kategoria e njerëzve që mendojnë dhe shohin vetëm të mirat.

Kur dy njerëz të kategorive të ndryshme janë duke ecur në të njëjtën rrugë,atje ku do ndeshin papastërti njëri do filloj t’i përzihej ndërsa tjetri do i mbuloj që të mos shqetëohen edhe kalimtarët e tjerë.

-Unë,vazhdoi Shenjtori,të gjithë atyre që vijnë dhe shajnë të tjerët,i tregoj këtë shembull duke i pyetur se tek cila kategori dëshirojnë të jenë dhe sipas zgjedhjes të kërkojnë të gjejnë ata që i përkasin kategorisë së tyre.”

 

Përkthyer nga M. Vasili

 

Mësime të Shën Paisios