/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Nuk ka Perëndi?

Nuk ka Perëndi?

 Nuk ka Perëndi?

14 Janë të marrë ata që thonë:”Nuk ka Perëndi,që t’i japim llogari”. Këta njerëz janë të prishur dhe ç’do gjë që bëjnë është e pështirë.Asnjëri prej tyre nuk bën mirë.Që lart nga qielli Zoti vështron njerëzit,kërkon të shohë a ka ndonjë të arsyeshëm që atë kërkon.Por mjerisht të gjithë dolët të pabesë,ata u prishën njeri pas tjetrit.Askush prej tyre nuk vepron drejt,as edhe një!

“Ata janë të verbër-thotë Zoti.Ku është llogjika e këtyre keqbërësve?Ata e hanë popullin tim sikur të ishte bukë dhe askush prej tyre nuk më drejtohet mua”.

Së shpejti do të tmerroheni sepse Perëndia mbetet besnik ndaj atyre që e dëgjojnë.Ju kishit për qëllim të shkatërronit shpresën e të varfërve,por Zoti atyre u jep mbrojtjen e sigurt.Me sa padurim po pres që të vij Shpëtimtari i Izraelit nga mali i Sionit.Kur Zoti të ndryshojë fatin e popullit të tij,atëherë pasardhësit e Jakovit do të ngazëllohen.Atëherë mbarë Izraeli do të gëzohet.

 

Këngë e Davidit

Libri i Psalmeve

Dhjata e Vjetër

 

Nuk ka Perëndi?