/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Paralajmërim për tradhëti bashkëshortore

Paralajmërim për tradhëti bashkëshortore

Paralajmërim për tradhëti bashkëshortore

 

Gruaja e tjetrit do të të  fusë në tundim me  fjalë të ëmbla si mjaltë që nga buzët i rrjedhin të lyrshëm si vaj.Por në fund ajo është e hidhur si helmi dhe vdekjeprurëse si shpata me dy presa.Ajo do të tërheqë drejt vdekjes,hapat e saj cojnë drejt varrit.Që  të  mos e shohësh rrugën për nga jeta,ajo do të të largojë vëmendjen pa e vënë re.
Më dëgjoni mirë ju të rinj dhe mbajini parasysh paralajmërimet e mia!
Shmangiu një gruaje të tillë dhe mos iu afro derës së saj.Ndryshe do ta humbasësh nderin tënd dhe burri i saj i pamëshirshëm do të të rrëmbejë gjithshka që ke fituar për shumë vjet.(5:3-9).
Ti që ke pusin tënd,burimin tënd,që jep ujë të kulluar, pi nga ky burim.Mos do që uji yt të dalë nëpër rrugë?Apo do ta ndash atë me të tjerët?Gruaja jote duhet të burojë vetëm për ty.Gëzohu dhe kënaqu me atë që ke  zgjedhur për grua në rininë tënde! Ajo le të ta mbushë shtëpinë me shumë fëmijë.(5:15-18).
Mendohu mirë; Perëndia sheh gjithshka që bën ti!
Mëkati që bën do të të kthehet në kurth ku do të biesh vetë brenda.Kush nuk e kontrrollon dot veten, vdes.Marrëzia e tij e pafund e con në varr.(5:21-23).

 

Fragment nga libri “Fjalë të urta “

 

Paralajmërim për tradhëti bashkëshortore