/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Sëmundjet

Sëmundjet

Sëmundjet

 

Trupi është shërbëtor i shpirtit i cili është mbret. Perëndia shpesh herë e lejon që trupi të mundohet nga sëmundjet. Në këtë mënyrë pasionet dobësohen dhe njeriu vjen në vete. Por në disa raste sëmundja e trupit vjen nga pasionet.

Sipas Shën Vasilit të Madh në qoftë se i largohemi pasioneve i largohemi edhe sëmundjeve.

Nga vijnë anomalitë trupore? Cili është shkaku i sëmundjeve? Zoti krijoi trupin por jo sëmundjet, krijoi shpirtin por jo mëkatin. Cila është gjëja më e rëndësishme dhe më e nevojshme nga të gjitha? Bashkimi me Perëndinë dhe komunikimi me Atë nëpërmjet dashurisë. Në qoftë se e humbim këtë dashuri largohemi prej Tij dhe kështu bëhemi preh e sëmundjeve të ndryshme.

Në qoftë se e duron sëmundjen duke lavdëruar Perëndinë, ajo bëhet për ty shkak për të fituar kurorë.

Një at, i cili vuante nga hidropiza, u thoshte vëllezërve që shkonin për t’i shërbyer: Etër,lutuni që një sëmundje e tillë të mos prekë shpirtin tim. Për sa i përket sëmundjes trupore e lus Zotin që të mos më shërojë menjëherë sepse edhe pse njeriu i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendëshmi përtëritet nga dita në ditë. 

61. Mattheu 8. 8.

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»

 

Sëmundjet

 

 

 

 

 

 

 

Fragment nga libri SHEN SERAFlMI I SAROV

Botuar nga «KOSHERJA ORTODOKSE»