/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Urtësia, ndihma për jetën

Urtësia, ndihma për jetën

Urtësia, ndihma për  jetën

 

O biri im! Më dëgjo dhe kushtoju vëmendje fjalëve të mia.Futi mirë në kokë që ti mbash gjithmon në zemër dhe në mëndje që të mos i humbasësh. Në qoftë se i ndjek urdhërimet e mia do të të drejtojnë në jetë dhe do të të ruajnë shëndetin.Para së gjithash ki kujdes për mendimet e tua sepse ato përcaktojnë jetën tënde.Mos lejo që goja jote të thotë gënjeshtra.Asnjë shpifje ose mashtrim nuk duhet të kalojë nëpër buzët e tua.Të jesh i ndershëm që ta shikosh secilin drejt në sy.Mendohu mirë për atë që do të bësh dhe pastaj bëje me vendosmëri.Mos u largo nga vendimi i drejtë që këmbët e tua të mos shkojnë në rrugë të gabuara.

 

Fragment nga libri “Fjalë të urta “(4:20-27).

Dhjata e Vjetër