/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Apostujt e Shenjtë Akila dhe Priskila!

Apostujt e Shenjtë Akila dhe Priskila!

Apostujt e Shenjtë Akila dhe Priskila!

 

Akila dhe Priskila ishin një çift judenjsh që jetonin në Korinth.Ishin njerëz të virtytshëm.
Kur Apostull Pavli shkoi në Korinth për të predikuar besimin te Krishti,Akila dhe Priskila e pritën me shumë përzemërsi në shtëpinë e tyre.Predikimi i tij i kishte prekur thellë në shpirt saqë pasi morrën mësimet e katekizmës,u pagëzuan prej tij dhe vendosën ta ndiqnin pas si ndihmësa të Apostullit.
Apostull Pavli u mrekullua si me virtytet ashtu dhe veprimtarinë e tyre të krishtere aq sa i kujton në letrat e tij duke shkruar se për sa ata ofrojnë,si dhe për guximin e tyre, i është mirënjohës jo vetëm ai por gjithë kishat.
Çifti i krishterë Akila dhe Priskila u arrestuan nga përndjekësit dhe u ekzekutuan duke i prerë kokat.Në këtë mënyrë morrën kurorën e lavdisë duke marrë bashkë me titullin Apostuj dhe titullin Martirë.
Kisha jonë kremton Apostujt e Shenjtë Akila dhe Priskila në 13 Shkurt.
Apostull Akila kremtohet edhe në 14 Korrik.

 

Përkthyer nga N. Ikonomi

Apostujt e Shenjtë Akila dhe Priskila!