/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Apostull Filipi

Apostull Filipi

Apostull Filipi

 

Shën Filipi ishte një prej dymbëdhjet nxënësve të Zotit Jesu Krisht.Origjina e tij ishte nga Vithsaidha e Galileas,nga i njëjti vend me Apostujt Andrea dhe Petro.
E thirri pranë vetë Zoti Jesu Krisht për tu bërë nxënës i Tij dhe Filipi solli me të dhe Nathanailin. Në këto fragmente të Dhjatës së Re mund të lexojmë me tepër për thirrjen e Filipit nga Zoti.
“44Të nesërmen Jisui deshi të dalë në Galile; edhe gjen Filipin e i thotë: Eja pas meje. 45Edhe Filipi ishte nga Betsaida, nga qyteti i Andreas dhe i Pjetrit.
46Filipi gjen Nathanailin, edhe i thotë: Kemi gjetur atë për të cilin shkroi Moisiu në ligj, edhe profetët, Jisuin, të birin e Josifit nga Nazareti. 47Edhe Nathanaili i tha: A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti? Filipi thotë: Eja dhe shih. 48Jisui pa Nathanailin duke ardhur drejt tij, edhe thotë për të: Ja një Izraelit i vërtetë, tek i cili nuk ka gënjeshtër. 49Nathanaili i thotë: Nga më njeh? Jisui u përgjigj e i tha: Para se të të thërrasë Filipi, të pashë kur ishe nën fik”.
(Joani 1:44-49)
Sipas Traditës së Shenjtë,Filipi predikoi  Ungjillin në zonat e Azisë së vogël,në Lidhi dhe në Misi.Më pas Filipi shkoi për të predikuar në Ierapoli të Sirisë.Atje u arrestua nga paganët.E terhoqën zvarrë deri te sheshi kryesor dhe e kryqëzuan me kokë poshtë  bashkë me Apostull Vartholomeun ( Nathanailin) dhe motrën e tij Mariamni.Megjithëse vuante në ato momente,Apostull Filipi i lutej Krishtit të mbështeste vëllezërit e krishterë dhe t’i falte përndjekësit e tij paganët.Në kohën që jepte shpirt,toka u hap dhe shumë paganë u gjendën në hapësirë  dhe rrezikuan.Duke kuptuar se c’kishin bërë,kërkuan të penduar të bëhen pjesëtar  të Kishës së Krishtit.Zbritën nga kryqi Vartholomeun dhe motrën e  tij Mariamni,të cilët ishin akoma gjallë dhe varrosën Apostull Filipin me nderime.Apostull Vartholomeu caktoi episkop të atij qyteti Stahin,i cili më parë ishte i verbër dhe ishte shëruar nga Apostull Filipi,dhe më pas u larguan dhe vazhduan  predikimin e Ungjillit bashkë me të motrën Shën Mariamnin.
Kisha jonë kremton kujtimin e Apostull Filipit më 14 Nëntor.

 

A.Marini

 

Apostull Filipi