/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Dëshmorja e madhe Shën Irini

Dëshmorja e madhe Shën Irini

Dëshmorja e madhe Shën Irini

 

“Shqerra jote u Jesu,me zë të madh po të thërret:Dhëndër ty të dëshiroj,dhe nat e ditë të kërkoj,dhe kryqëzohem dhe varrosem tok me Pagëzimin;edhe vuaj tok me ty,që të gëzohem tok me ty,edhe vdes për emrin tënd,që tok me ty të rroj në qiell;po si një fli të shenjtë pritmë mua që për ty sakrifikohem.Dëgjona lutjet,edhe shpëtoi shpirtet tona prej vdekjes”
Shën Irini jetoi rreth shekullit të 4 pas Krishtit.
Ishte vajza e mbretit  Likin.Përpara se Irini të merrte pagëzimin e Shenjtë quhej Pinelopi.
Kur ishte 6 vjec,mbreti Likin,e mbylli Irinin në një kullë dhe caktoi një mësues për arsimimin e saj,i quajtur Apeliano.
Një natë Irini pa një vegim: hyri në kullë një pëllumb duke mbajtur në sqep një degë ulliri dhe e vendosi atë mbi tavolinë.Gjithashtu hyri në dhomë edhe një shqiponjë e cila mbante  një kurorë prej lulesh.Edhe shqiponja e vendosi kurorën mbi tavolinë.Nga një dritare tjetër hyri në dhomë një korb dhe vendosi në tavolinë një gjarpër.
Në mëngjes Irini mundohej të kuptonte ëndrrën që kishte parë por nuk i jepte dot shpjegim.Ia tregoi atëherë mësuesit të saj dhe ai i shpjegoi se kjo ëndërr ishte një vegim,një paralajmërim i kurorave të lavdishme të martirizimit të saj pas pagëzimit.
Irini e njohu krishtërimin nga një mikja e prindërve të saj,të cilën ata e vlerësonin për    virtytet që kishte dhe e kishin caktuar kujdestare të vajzës .Pinelopi  u pagëzua fshehtazi nga at Timotheu dhe morri emrin Irini.
Irini kishte shkatërruar të gjithë idhujt që kishte vendosur i ati  në kullë dhe ky ishte shkaku që Likini mësoi se ajo besonte te Krishti.Likini urdhëroi ta lidhnin te këmbët e një kali të egër që ai ta vriste duke e goditur me shkelma.Por për cudi kali u kthye dhe goditi Likinin dhe e vrau.Irini i qetësoi të gjithë me fjalët e Krishtit:”të gjitha janë të mundura për atë që  beson”.
Dhe me të vërtetë,ajo u lut me besim të madh dhe Likini u ngrit në këmbë dhe u bë mirë.Atëherë familjarisht të gjithë u pagëzuan dhe u bënë të  krishterë.

Pas disa vitesh Shën Irini shkoi në Kalipoli,në Elinospond,ku mbretëronte mbreti Numeriano.Ajo shkoi përpara mbretit dhe pohoi besimin e saj te Krishti.Paganët e morrën dhe e mbyllën brënda tre demave prej bronxi të cilët  i kishin nxehur me zjarr.Demi i tretë filloi të lëvizte megjithëse si të ishte një kafshë e vërtetë .Barku i tij u ca dhe Shenjtorja doli e paprekur nga nxehtësia e metalit.Pas kësaj cudie,mijëra  vetë  që ndodheshin atje besuan  më Krishtin.

 Burimeve perëndimore ne lidhje me martirëzimin e Shën Irinit tregojnë se Shenjtorja u martirizua në Selanik duke e hedhur në flakë zjarri.Ndërsa sipas burimeve të të dhënave të perandorit Vasili i dytë,Shenjtorja u martirizua duke i prerë kokën. 
Kisha jonë kremton dëshmoren e Madhe Shën Irinin më 5 Maj.
 
 
Përkthyer nga A. Avrami 
 

Dëshmorja e madhe Shën Irini