/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Jeta e Shën Mamas-Mamanti

Jeta e Shën Mamas-Mamanti

Jeta e Shën Mamas-Mamanti

 

Shën Mamanti lindi në Paflagoni të Azis së vogël  në vitin 260 pas Krishtit nga prindërit e krishterë Theodhoti dhe Rufina,të cilët i arrestuan sepse ishin të krishtrerë dhe i burgosën.Shën Mamanti lindi në burg dhe ngeli jetim kur ishte foshnje  sepse prindërit e tij vdiqën në burg.Shën Mamantin e morri për ta rritur një grua që quhej Amia Matrona.Ajo ishte një e krishtere e devotshme.Shën Mamanti i thërriste zonjës Amia Matrona “mama”, ndaj dhe ajo i vuri emrin “Mama”-“Mamanti”.

Në moshën 15 vjecare u arrestua nga paganët sepse pohonte haptazi dhe pa frikë  Krishtin.Ata e godisnin pa mëshirë.I lidhën në qafë një masë të madhe plumbi dhe e hodhën në det.Por me forcën e Perëndisë,Shën Mamanti shpëtoi.

E arrestuan përsëri dhe i bënë shumë tortura të tjera.E hodhën në një oxhak të ndezur por shenjtori nuk pësoi asgjë.Atëherë e hodhën në mes të kafshëve të egra.Ato jo vetëm nuk e sulmuan por nuk u afruan fare.Një luan e pranoi mbi shpinë dhe e largoi nga kafshët e tjera.

Përfundimisht vendosën ta ekzekutojnë me trienë.Arma vrasëse depërtoi në trupin e tij  dhe kështu dorëzoi shpirtin e tij në dorë të të Lartit dhe u largua nga kjo jetë.Na kujtohen fjalët e Krishtit:”Kush përulet si ky fëmijë,ai është më i madhi në mbretërin e qiejve”.(Matth.18:4).

Kremtimi i Shën Mamantit festohet më 2Shtator.

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Jeta e Shën Mamas-Mamanti