/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Jovi i drejtë

Jovi i drejtë

Jovi i drejtë

 

Sot Kisha jonë kremton Jovin e drejtë,Profetin e Dhjatës së Vjetër i cili ngeli në histori si shëmbulli i durimit dhe i besimit në trishtime dhe në provat e vështira të jetës.Prejardhjen e kishte nga Avsitidha,një zonë ndërmjet Judesë dhe Arabisë.Ishte bir i Zareth-it dhe Vasoras.

Megjithëse ishte shumë i pasur,Jovi ishte një njeri shumë i drejtë që jetonte me frikë Perëndie.Me lejen e Perëndisë Jovi u provua nga satanai.Humbi gjithë fëmijët njëri pas tjetrit,si dhe gjithë pasurinë e tij.Njëkohësisht u sëmur dhe vetë shumë rëndë nga një sëmunjde plagët e së cilës i mundonin gjithë trupin.Megjithë trishtimin e madh për humbjen e fëmijëve por edhe vuajtjet trupore,Jovi nuk ndaloi së lavdëruari Perëndinë.Kur gruaja e tij filloi të akuzoj Perëndinë për fatkeqësitë që i ndodhën dhe  ti kërkoj Jovit ti japi fund jetës së tij,Jovi i drejtë dhe i urtë iu përgjigj kështu:”përse flet kështu,si një grua e pamend?Pranuam të mirat e Perëndisë,të këqijat nuk do i durojmë? Zoti na i dhuroi,Zoti na i morri.Qoftë i bekuar emri i Tij në jetë të jetëve”.

As gjithë këto fatkeqësi nuk arritën ta largonin Jovin nga Perëndia!

Virtytet e Jovit të drejtë dolën në pah pas gjithë provave të jetës së tij dhe Perëndia e bekoi atë përsëri duke i dhënë atij fëmijë dhe pasuri,shumë më tepër se çkishte më parë.

Kisha jonë kremton Jovin e drejtë në 6 Maj.

 

Përkthyer nga M.Vasili

 

Jovi i drejtë