/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Kryedhjak Stefani

Kryedhjak Stefani

Kryedhjak Stefani

 

Kryedhjak Stefani dëshmori i parë i Krishtit,i pari nga shtatë dhjakonët ishte një i ri i ditur,
që dallohej për besimin,seriozitetin, drejtësinë dhe vepra e tij të bamirësisë.Apostujt e zgjodhën ndër shtatë dhjakonët
 e tjerë  për ndarjen e ushqimeve te familjet që kishin nevojë.Stefani përveç ndihmës që ofronte,
predikonte me zell te populli  fjalën e Perëndisë dhe bënte mrekulli.
Te Veprat e Apostujve shkruhet se judenjtë e akuzuan Stefanin se fliste kundër ligjit të Moisiut dhe shante Perëndinë.
Por Stefani pasi i kritikoi ata ashpër për hipokrizinë e tyre, pohoi përpara të gjithëve se Jesu Krishti është Mesia.
Kjo ngjarje i egërsoi judenjtë.E nxorrën Stefanin jashtë qytetit
të Jerusalemit dhe e vranë duke e goditur me gurë.Përpara se të dorrëzonte shpirtin e tij,Stefani i lutej Perëndisë që
 ti falte ata që e dënuan.
Sipas Traditës,lipsani i dëshmorit Stefan u çua në Kostandinopojë nga Shën Kostandini i madh.
Kisha jonë kremton Shën Stefanin,dëshmorin e parë të Krishtit në 27 Dhjetor

 

Përkthyer nga A.Marini

 

Kryedhjak Stefani