/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Dionisi Aeropagjiti

Shën Dionisi Aeropagjiti

Shën  Dionisi Aeropagjiti

 

Shën Dionisi Aeropagjiti, (i gjykatës së lartë) i njohur si mbrojtës i gjyqtarëve,ishte anëtar i trupit gjykues i gjykatës së lartë në Athinë,në qytetin në të  cilin lindi dhe jetoi.

Shën Dionisi lindi nëntë vjet pas Zotit Jesu Krisht,në vitet kur mbretëronte  mbreti Avgusto.Rridhte nga një familje e pasur.Duke pasur etje për dije iu përkushtua tërësisht studimeve.

Shën Dionisi ishte pagan,por  predikimi i  Apostull Pavlit e preku thellë në shpirt dhe u pagëzua.U fronëzua episkop i Athinës pas episkop Ierotheos.Shën Dionisi udhëtoi në shumë vende të perëndimit duke predikuar Ungjillin dhe duke i mësuar popujve shkrimet e shenjta.Kur arriti në Paris, e arrestuan dhe e ekzekutuan duke i prerë kokën   bashkë me dy nxënësit e tij,Rustiko dhe Elefter. Sundimtari i zonës dha urdhër të mos varrosen trupat e Shenjtë të martirëve por disa të krishterë i mbajtën të fshehur dhe pasi u qetësua  situata,i varrosën me nderime.

Kisha jonë kremton Shën Dionisin dhe nxënësit e tij Rustikun dhe Elefterin më 3 Tetor.

 

Përkthyer nga. A. Marini

 

Shën  Dionisi Aeropagjiti