/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Grigor Teologu

Shën Grigor Teologu

Shën Grigor Teologu

 

Shën Grigor Teologu lindi në vitin 329 pas Krishtit në Arianzo,qytezë e Kapadhokisë nga prindërit Grigori(episkop,feston më 1Janar) dhe Nona (feston më 5 Gusht).Mësimet e para i morri në Nazianzo,duke vazhduar më pas në Kesari,ku u njojt me Shën Vasilin e madh.Vazhdoi studimet në Palestinë dhe në Aleksandri dhe së fundi në universitetin e Athinës.Studimet e tij zgjatën për 13 vjet me radhë.Pas studimeve në Athinë Grigori u kthye në qytetin e tij të lindjes dhe u dorrëzua prift nga babai i tij,episkop Grigori.Megjithëse i ofruan postin e pedagogut,Shën Grigor Teologu dëshironte qetësinë e manastirit,keshtu shkoi në Pondo pranë Shën Vasilit për të jetuar një jetë shpirtërore.Pas shumë lutjesh dhe këmbënguljesh të familjarëve dhe miqve të tij,Shën Grigori kthehet në Arianzo për të ndihmuar në veprimtarinë e kishës.Në moshën 43 vjeçare kurorëzohet episkop i Sasimës,por që nuk e drejtoi asnjëherë sepse gjithë banorët e zonës ishin heretikë.Pas vdekjes së familjarëve të tij,të vëllait në fillim,të motrës,dhe të prindërve,Shën Grigori u thirr për të drejtuar Kishën e Kostandinopojës në një kohë shumë të vështirë.Atje luftoi ashpër për të mbrojtur Ortodoksinë duke u përballur me heretikët arianit të cilët kishin “zaptuar” gjithë qytetin.
Gjithë Kishat ishin në duar të heretikëve dhe nuk i lejonin besimtarët të hynin në to.Shën Grigori atëherë ktheu një dhomë të shtëpisë së tij në Kishë, dhe e quajti “Kisha e Shën Anastasisë”,si simbol i ngjalljes së besimit ortodoks.Atje mbajti 5 fjalimet e tij teologjike,prej të cilave me të drejtë morri titullin e teologut.
Megjithë vështirësitë e mëdha që ndeshte,fryma e tij teologjike por dhe madhështia e shpirtit të tij shkëlqenin.
Pas gjithë këtyre përpjekjeve Theodhosi i madh i dorrëzoi katedralen e qytetit dhe Sinodhi i II ekumenik e emëroi Patriark të Kostandinopojës. Kundështarët dhe armiqtë e Shën Grigorit u ankuan se nuk mund të qëndronte në fronin e Ptriarkut duke qënë se drejtonte mitropolinë e Sasimës,kundështim  ky që nuk qëndronte sepse Shën Grigori nuk drejtoi asnjëherë Sasimën.Por për të mos krijuar pakënaqësi dhe përçarje,u largua nga Kostandinopoja
duke mbajtur më parë një fjalim prekës ku dallohej qartë madhështia e forcës së tij shpirtërore.”Nëse unë jam arsyeja e furtunës”, theksoi “le të hidhem  në det që të pushoj furtuna”.Dhe u largua për të gjetur “shoqen e tij,qetësinë”.
U kthye në Arianzo dhe qëndroi atje deri në fund të jetës së tij.
Fjeti në paqe në vitin 390 pas Krishtit.
Kisha e nderoi Shën Grigorin duke i dhënë titullin e teologut,titull të cilin e mbajnë vetëm tre shenjtorë.(Shën Joan ungjillori dhe oshënar Simeoni,
teologu i ri).
Shën Grigori la pas shumë vepra teologjike,shpirtërore.Mjaft të veçanta janë 408 poemat me rreth 18.000 vargje.
Kisha jonë kremton Shën Grigor Teologun në 25 Janar.

 

Përkthyer nga A.Avrami

 

Shën Grigor Teologu

</