/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Kirili dhe Shën Metodi ndricues të sllavëve

Shën Kirili dhe Shën Metodi ndricues të sllavëve

Shën Kirili dhe Shën Metodi ndricues të sllavëve

 

Shën Kirili dhe Shën Metodi lindën në Selanik dhe emrat e tyre ishin Kostandin dhe Mikail.Ishin djemtë e ushtarakut Leondo.Mikaili lindi në vitin 815 ndërsa  vëllai i tij,Kostandini lindi në vitin 827(pas Krishtit).Ishin gjithësej shtatë fëmijë.Kostandini ishte më i vogli prej tyre.Ai ishte i dhënë shumë pas studimit.Që kur ishte fëmijë lexonte vepra të Shën Grigor Teologut dhe kishte shkruar një himn kushtuar Shenjtorit.Pasi  studioi degën e filosofisë ushtroi profesionin e tij si pedagog në universitetin e Magnavras.
Ndërsa  Mikaili ndoqi shëmbullin e të atit.U bë ushtarak dhe zotëronte zonën  në kufi me Bullgarinë dhe Serbinë.Kështu u njojt me popullin Sllav.Megjithëse të dy vëllezërit kishin një karierë  të suksesshme,brënda zemrës së tyre digjeshin nga  dëshira për  të jetuar një jetë shpirtërore.
Gjatë shekullit të 9-të ,përcajret  që shkaktuan përplasjet  politike dhe fetare midis Lindjes dhe Perëndimit,u bënë më të thella.Interesat materiale,konkurencat për pushet,përcanë botën e  Krishtere në dy botë paralele,Bizante dhe Frange.
Këto ndryshime  dolën më në sipërfaqe  gjatë shekullit të 9-të kur u ngrit cështja e kristianizimit të popullit Sllav.Pikërisht atëherë  fillon vepra ierapostolike e vëllezërve Kostantandin dhe Mikail.
Perandori Mikail kërkon nga  Kostandini të ndihmojë  popullin Sllav me njohjen dhe përhapjen e Krishtërimit.Kostandi nis menjëherë veprimtarinë e tij,duke filluar me krijimin e alfabetit, me përkthimin e Ungjillit dhe shumë librave të tjerë kishtarë.
Morri pranë edhe Mikailin,i cili ishte veshur murg dhe ishte quajtur Metod.
Duke pasur si parim se cdo  popull ka të drejtë të falet dhe të adhuroj Perëndinë në gjuhën amëtare,Shenjtorët  krijuan alfabetin Sllav duke bërë kështu më pas përkthimet  e librave liturgjikë.Shën Kirili dhe Shën Metodi ishin me të vërtetë “ndricuesit” e popullit Sllav.
Për tre vite me radhë ata punuan pa ndalim.Përvec përkthimeve të shumta në gjuhën sllave ,ata njojtën  popullin e Moravisë me Traditën  Bizantine,u bënë mësues të besimtarëve për ngritjen e Kishës me dhjakonë dhe klerikë të shkëlqyer.Puna e tyre apostolike shqetësoi Frangët dhe klerikët gjermanolatinë.Pozicioni i vëllezërve dhe i bashkëpuntorëve të tyre murgj u bë akoma më i vështirë kur në Kostandinopojë erdhi në pushtet Vasili i II ,dhe krijoi përsëri lidhjet e Bizantit me Kishën e Romës.Në vitin 866 ,populli i Bullgarisë kishte krijuar mardhëniet  me Romën.
Rreth vitit 868 Kostandini dhe Metodi shoqëruan  në Romë lipsanin e ierapostolit Klement.Vëllezërit e Shenjtë u përpoqën të zgjidhin mosmarrveshjet që kishin me ierapostolët latinë në prani të Papës.Arsimi dhe kultura e tyre cuditi klerikët latinë.Papa,Andriano i II pranoi solemnisht  punën e tyre por njëkohësisht u përpoq ta përfitoj duke e shkëputur  atë nga Kisha e Kostandinopojës. 
Gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Romë,Kostandini u sëmur rëndë.Duke ndier se po largohej nga kjo botë,kërkoi të largohej si murg.Dorëzohet murg dhe merr emrin Kiril.Më 4 Shkurt të vitit 869,ierapostoli që ndezi zjarrin e besimit dhe të kulturës te populli sllav, fjeti në paqe.Metodi kërkoi ta sillte dhe të bëhej varrimi i tij në Selanik por Papa Andhriano nuk e lejoi.Varrimi i Shën Kirilit u bë te Kisha e Shën Klementit,atje ku ndodhet edhe sot varri i tij.
Në vazhdim Metodi dorëzohet Kryepiskop i Sirmios   dhe qëndron në Panonia.Në këtë mënyrë Roma përvetëson punën ierapostolike të Kishës së Kostandinopojës.
Jeta e Metodit si Kryepiskop ndërlikohet  shumë nga Frangët të cilët e burgosën atë për dy vjet e gjysëm në një manastiri.Në vitin 873 ,Papa Joani i VIII e lë të lirë dhe e kthen në fronin e tij.Shën Metodi ndërroi jetë në vitin 885 pas Krishtit, në Moravi .
Vëllezërit e Shenjtë Kirili dhe Metodi,u treguan imitues të denjë të Apostull Pavlit.
Kisha jonë kremton Shenjtorët e nderuar më 11 Maj.
 
 
 
Përkthyer nga A. Avrami 
 
 
 
 Shën Kirili dhe Shën Metodi ndricues të sllavëve

<