/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Nektari

Shën Nektari

Shën Nektari

Shën Nektari i Pendapojës lindi në Silviri të Thrakit. Prindërit e tij,Dhimosteni dhe Vasilika ishin njerëz të varfër të cilët kishin edhe pesë fëmijë të tjerë.Emri që shenjti morri kur u pagëzua ishte Anastas.Mësimet e para i morri nga nëna e tij.Eshët për tu theksuar se kur ishte në moshën 7 vjecare,Shën Nektari qepte flet letreje për ti bërë ato libra për të shkruar në to fjalët e Perëndisë.

U transferua n Kostandinopoëj dhe filloi punë me qëllim që të ndihmonte familjen por edhe që të mund të vazhdonte  studimet.

Kur mbushi 20 vjec u punësua si kujdestar në shkollën ku punonte daja i tij,duke vazhduar nëjkohësisht edhe studimet por dhe duke dhënë mësim tek klasat fillore.Gjatë kësaj periudhe ndodhi mrrekullia e parë e Shën Nektarit.Kur ishte duke udhtuar me anije nga Kostandinopoja drejt atdheut të tij për të festuar atje Krishtlindjet,zuri një stuhi.Me lutjet e tij të nxehta anija nuk u mbyt dhe kështu shpëtuan gjithë ata që udhëtonin bashkë me të.

Pas Kostandinopojës Shën Nektari shkoi në ishullin Hios.Pas 7 vjetësh qëndrimi atje shenjtori hyri në manastir dhe pas tre vjetësh (7/11/1876) u dorrëzua murg dhe morri emrin Llazar.Disa muaj më pas mitropoliti i Hios Grigori e kurorzoi dhjak duke i dhënë emrin Nektar.Pasi vazhdoi studimet në Athinë dhe në Selanik,me bekimin e igumenit dhe të Patriarkut Sofronio,u kthye përsëri në Aleksandri  dhe filloi  veprën e tij si mhe predikues i fjalës së Perëndisë.Pas dorrëzimit të tij në prift,në vitin 1886 dhe pasi morri gradën e arqimandritit,patriarku Sofronio,duke vleërsuar meritat dhe virtytet e tij dhe duke parë dashurinë që populli kishte për të,e bën  Mitropolit të Pendapojës (1889).

Shenjtori ushtroi me dëshirë dhe pasion detyrat e tij dhe populli e donte cdo ditë akoma edhe më shumë.Kjo dashuri dhe ky respekt që populli kishte për shenjtorin,zgjoi smiër dhe urrejtje në zemrat e disa personave që jetonin në Patriarkanë.Ata hodhën farrën e tyre të hidhur tek Patriarku,i cili i besoi dhe e shkarkoi Shën Nektarin nga cdo detyrë duke i lejuar vetëm qëndrimin  në dhomën e tij. Kundështarët e tij nuk u mjaftuan me kaq por arritën të merrnin nga patriarkana me shkrim vendimin për largimin e tij nga Egjypti.Ky vendim ishte në kundështim me ligjet e Kishës sepse nuk ishte gjykuar nga Kisha si cshtje,por dhe as nuk ishte paguar që nga dita që ishte bërë Mitropolit.Kështu Shën Nektari morri përsëri rrugën drejt Athinës.Akuzat e rreme ia kishin arritur qëllimit.Nektari u gjend përsëri në rrethana të vështira ashtu si ishte gjendur në moshë të vogël.Morri me qera një dhomë të vogël jashtë Athinës por vështirësohej  ta pagonte,dhe nuk kishte fare lekë për të blerë ushqim.Pas shumë përpjekjesh arriti të filloj punë por” fama e tij e keqe” e ndiqte pas kudo.Provokimet e njerëzve gjatë fjalimeve dhe predikimeve ishin të vazhdueshme.

Dy vjet pas akuzave të rreme  e vërteta u mësua dhe u pastrua emri i Shenjtorit.

Shën Nektari punoi në Evia, në Ftiotidha dhe në Fokidha si predikues,por edhe drejtor shkolle  në shkollë kishtare  në Athinë. 

Në vitin 1904 krijoi manastirin e grave në Egjina.Shkruajti shumë shkrime në të cilat duket qart ëdashuria dhe përulësia e tij.

Ndërroi jetë pasditen e 8 Nntorit të vitit 1920.Më 20 Prrill të vitit 1961 u quajt Shenjt i Kishës Orthodhokse

Përkthyer nga A.Marini

Shën Nektari