/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Shën Spiridhoni

Shën Spiridhoni

Shën Spiridhoni

 
 
Shën Spiridhoni lindi në vitin 270 pas Krishtit në fshatin Askia të Qipros.Rridhte nga një famijle e thjeshtë barinjsh me nivel  mirëqënieje mesatar.Megjithëse studjoi,Shën Spiridhoni nuk ndërroi zanat por vazhdoi jetën e tij si bari.
Shën Spiridhoni ishte një njeri i thjeshtë,i mirë dhe i mbushur me dashuri për  të  gjithë ata që e rrethonin.Të djelave dhe ditët e festave,merrte barinjtë e tjerë dhe shkonin nëpër kisha të ndryshme.U shpjegonte atyre fjalën e së vërtetës dhe i fliste për mbretërinë e qiejve.
Me bekimin e Perëndisë Shën Spiridhoni u  bë shumë herë mbrojtës i grave të veja dhe i fëmijëve jetim. U martua me një grua të mirë dhe të denjë e cila lindi  një vajzë,Irinin.Por gruaja i vdiq shpejt dhe ai u përkushtua akoma me tëpër te fjala e Perëndisë  duke gjetur ngushëllim.
Shën Spiridhoni u dorëzua prift. Për virtytet dhe shëmbullin e tij si prift e admironin të gjithë,kështu kur episkopi i  Trimitundës të Qipros ndërroi jetë, në vend të tij populli zgjodhi Shën Spiridhonin.Shenjtori ishte aq lart në virtyt sa Perëndia e bekoi të bënte shumë cudira.Një prej tyre është cudia që përmendet  edhe në troparin e tij.
“Dikur shkoi një grua te Shën Spiridhoni dhe i kërkoi t’i kthente dicka të cmuar që ia kish dhënë vajzës së tij për t’ia  mbajtur.Por Irini kishte vdekur dhe Shën Spiridhoni nuk dinte se ku e kishte vendosur vajza porosinë e gruas.Kështu shkoi te varri i saj dhe duke i thirrur e pyeti.Vajza iu përgjigj  nga varri dhe Shën Spiridhoni i dorëzoi gruas plackën e saj.Më pas u kthye te varri i së bijës,dhe pasi e falenderoi i tha:”Fli tani vajza ime e dashur deri në ardhjen e dytë të Zotit.”
Një tjetër cudi e Shën Spiridhonit është edhe mënyra me të cilën Shenjtori pohoi dhe mbrojti Trinitetin e Trinisë së Shenjtë në Sinodin e Parë Ekumenik.U përball me Arianët duke u treguar një përluftar i shndritshëm i besimit Orthodhoks.Tradita e Shenjtë e tregon kështu: Pasi foli pak,bëri Kryqin dhe duke mbajtur në dorën e majtë një tjegull, tha :”Në emër të Atit” dhe u shfaq mbi tjegull zjarri, me të cilin tjegulla ishte pjekur.Vazhdoi duke  thënë  :”Dhe të Birit”, dhe menjëherë rrodhi poshtë uji me të cilin tjegulla ishte gatuar dhe me pas shtoi :”Dhe të Shpirtit të Shenjtë “, duke u  treguar dheun e tjegullës që ngeli në dorën e tij .
Shën Spiridhoni ndërroi jetë me 12 Dhjetor të vitit 350 pas Krishtit.
Kisha jonë kremton Shën Spiridhonin më 12 Dhjetor.
 
 
Përkthyer nga N. Ikonomi
 

Shën Spiridhoni