/ Ungjilli i të djelës / E 13 e Mattheut

E 13 e Mattheut

 E 13 e Mattheut

 

 

(Matth.21:33-42)
 

33 Dëgjoni një tjetër paravoli: Një njeri ishte zot shtëpie, i cili mbolli një vresht dhe e thuri me gardh, edhe gërmoi në të një tirë, edhe ndërtoi një pirg; edhe ua dha atë me qira bujqve e iku në vend tjetër. 34 Edhe kur u afrua koha e të vjelave, dërgoi shërbëtorët e tij te bujqit, që të marrin frytet e tij. 35 Edhe bujqit i zunë shërbëtorët e tij, e njërin e rrahën, e tjetrin e vranë, edhe tjetrin e vranë me gurë. 36 Përsëri dërgoi të tjerë shërbëtorë, më tepër se të parët, por ashtu ua bënë edhe atyre. 37 Edhe pastaj dërgoi të birin tek ata, duke thënë: Do të kenë turp nga im bir. 38 Po bujqit kur panë të birin, i thanë njëri-tjetrit: Ky është trashëgimtari. Ejani ta vrasim dhe të përvetësojmë trashëgimin e tij. 39 Edhe si e zunë, e nxorën jashtë vreshtit edhe e vranë. 40 Kur të vijë i zoti i vreshtit, ç’do t’u bëjë atyre bujqve?

41 I thonë: Të këqijtë si mos më keq do t’i shfarosë, edhe vreshtin do t’ua japë me qira bujqve të tjerë, të cilët do t’ia japin frytet në kohët e tyre.

42 Jisui u thotë atyre: Kurrë s’keni lexuar në shkronjat: “Guri, që flakën tej ndërtuesit, ky u bë Kreu i qoshes; prej Zotit u bë kjo, edhe është e çuditshme në sytë tanë”? 

 

 

Kisha Orthodhokse

Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

E 13 e Mattheut