/ Ungjilli i të djelës / Lartësimi i kryqit të nderuar

Lartësimi i kryqit të nderuar

 

Lartësimi i kryqit të nderuar

 

 

(Jn 19:6-11,13-20,25-28,,30-35).

6Kur e pane ate kryeprifterinjte dhe sherbetoret, bertiten duke thene: Kryqezoje, kryqezoje. Pilati u thote atyre: Merreni ju ate, edhe kryqezojeni; sepse une nuk gjej faj tek ai. 7Judenjte iu pergjigjen: Ne kemi ligj, edhe sipas ligjit tone duhet te vdese, sepse e beri veten e tij Bir te Perendise.
8Pilati, pra, kur degjoi kete fjale, u frikesua me teper. 9Edhe perseri hyri ne pretore, edhe i thote Jisuit: Nga je ti? Po Jisui nuk i dha pergjigje. 10Pilati pra i thote: Mua nuk me flet? Nuk e di ti se kam pushtet te te kryqezoj, edhe kam pushtet te te liroj? 11Jisui u pergjigj, Nuk do te kishe asnje pushtet kunder meje, po te te mos ishte dhene prej se larti; prandaj ai qe me jep ne duart e tua ka mekat me te madh.

13Pilati pra kur degjoi kete fjale, solli jashte Jisuin, edhe u ul mbi fronin egjykimit, ne nje vend te quajtur Gurshtruar, edhe hebraisht Gabbatha.
14Edhe ishte dita e pergatitjes se pashkes, edhe rreth ores se gjashte; edhe u thote judenjve: Ja mbreti juaj. 15Por ata bertiten: Ngrije, ngrije, kryqezoje. Pilati u thote atyre: Mbretin tuaj te kryqezoj? Kryeprifterinjte u pergjigjen: S’kemi tjeter mbret vec Cezarit. 16Atehere pra ua dorezoi atyre, qe te kryqezohet. Edhe ata moren Jisuin, edhe u nisen.
17 Edhe Jisui duke mbajtur kryqin e tij doli ne vendin qe quhet vendi i Kafkes, qe hebraisht quhet Golgotha, 18ku e kryqezuan ate dhe dy te tjere bashke me te, andej e ketej, edhe Jisuin ne mes.
19Pilati shkroi edhe nje titull, dhe e vuri mbi kryq; dhe ishte shkruar: Jisu Nazaretasi mbreti i Judenjve. 20Edhe kete titull e lexuan shume prej Judenjve, sepse vendi ku u kryqezua Jisui ishte afer qytetit; edhe ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.

25Edhe prane kryqit te Jisuit ishin duke ndenjur e ema dhe e motra e se emes se tij, Maria e Klopait, edhe Maria Magdalena. 26Jisui pra kur pa te emen dhe nxenesin qe donte duke ndenjur prane, i thote se emes: Grua, ja yt bir. 27Pastaj i thote nxenesit: Ja jot eme. Edhe nxenesi qe atehere e mori ne shtepine e tij.
28Pas kesaj Jisui, duke ditur se tani mbaruan te gjitha, qe te permbushet Shkrimi, thote: Kam etje.

30Jisui pra kur mori uthullen, tha: Mbaroi, edhe uli kryet e dha shpirtin.
31Judenjte pra, per te mos mbetur trupat mbi kryq te shtunen, sepse ishte e premte, sepse ajo dite e shtune ishte e madhe, iu luten Pilatit t’u thyhen kercinjte e kembeve, edhe te ngrihen andej. 32Erdhen pra ushtaret dhe thyen kercinjte e te parit, edhe te tjetrit qe u kryqezua bashke me te. 33Po kur erdhen tek Jisui dhe e pane se tashme kishte vdekur, nuk ia thyen kercinjte. 34Por nje nga ushtaret i shpoi brinjen me shtize, edhe menjehere doli gjak dhe uje. 35Edhe ai qe pa deshmoi, edhe deshmia e tij eshte e vertete, edhe ai e di se thote te verteten, qe te besoni edhe ju.

 

 

 

Kisha Orthodhokse

Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Lartësimi i kryqit të nderuar