/ Ungjilli i të djelës / Mt.18:23-35- Ungjilli i të djelës

Mt.18:23-35- Ungjilli i të djelës

Mt.18:23-35- Ungjilli i të djelës

 

Mt.18:23-35

 23 Prandaj mbretëria e qiejve ngjau me një njeri mbret, që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e tij. 24 Edhe kur zuri të bënte llogaritë, i prunë një huamarrës që i detyrohej dhjetë mijë talanta. 25 Edhe pasi ai nuk kishte t’i jepte, i zoti urdhëroi të shitet ai, edhe gruaja e tij, edhe fëmijët e gjithë ç’kishte, edhe të paguhej detyrimi. 26 Po shërbëtori i ra ndër këmbë, e i lutej, duke thënë: Zot, bëhu zemërgjerë me mua, edhe do të t’i laj të gjitha. 27 Edhe të zotit, si iu dhimbs ai shërbëtor, e lëshoi, edhe ia fali detyrimin. 28 Po ai shërbëtor, si doli, gjeti një nga shokët e tij shërbëtorë që i detyrohej atij njëqind dinarë; edhe si e zuri, po e mbyste, duke thënë: Më jep detyrim që më ke. 29 Atëherë shoku i tij shërbëtor i ra ndër këmbë, e i lutej, duke thënë: Bëhu zemërgjerë me mua, edhe do të t’i jap të gjitha. 30 Edhe ai nuk donte, po shkoi dhe e hodhi në burg, deri sa t’i jepte detyrimin. 31 Edhe shokëve të tij shërbëtorë, kur panë se ç’u bë, u erdhi fort keq; edhe erdhën e i rrëfyen të zotit me hollësi gjithë sa u bënë. 32 Atëherë i zoti e thirri pranë e i tha: Shërbëtor i lig, gjithë atë detyrim ta fala ty, sepse m’u lute. 33 A nuk duhej edhe ti ta përdëlleje shokun tënd shërbëtor, siç të përdëlleva edhe unë ty? 34 Edhe i zoti u zemërua, edhe e dha në duart e torturuesve, deri sa të lante gjithë detyrimin që i kishte. 35 Kështu edhe Ati im qiellor do t’jua bëjë juve, në qoftë se secili prej jush, nga zemra e tij, nuk i fal vëllait të tij fajet e tij.
 
 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Mt.18:23-35- Ungjilli i të djelës