/ Ungjilli i të djelës / Ngjitja në qiej e Zotit Krisht

Ngjitja në qiej e Zotit Krisht

Ngjitja në qiej e Zotit Krisht

 

 

Luka 24:36-53

36Edhe ndërsa ata po flisnin këto, vetë Jisui qëndroi në mes tyre, dhe u thotë: Paqe mbi ju. 37Po ata u trembën e u frikësuan, sepse u dukej se po shihnin ndonjë frymë. 38Edhe ai u tha: Përse jeni të trazuar? Dhe përse ngrihen mendime në zemrat tuaja? 39Shihni duart e mia dhe këmbët e mia, se jam unë vetë; prekmëni dhe shihni; se fryma s’ka mish e eshtra, siç më shihni mua të kem. 40Edhe si tha këtë, u tregoi duart dhe këmbët. 41Po ndërsa ata nuk besonin ende nga gëzimi dhe çuditeshin, u tha atyre: A keni gjë për të ngrënë këtu? 42Edhe ata i dhanë një copë peshk të pjekur dhe hoje mjalti. 43Edhe ai mori e hëngri përpara tyre.

44Pastaj u tha atyre: Këto janë fjalët, që ju fola juve, kur ende isha bashkë me ju, se duhet të përmbushen gjithë ato që janë shkruar në ligjin e Moisiut dhe në profetët dhe në Psalmet për mua. 45Atëherë u hapi mendjen atyre, që të kuptonin shkrimet. 46Edhe u tha atyre se kështu është shkruar, dhe kështu duhej të pësonte Krishti, edhe të ngjallej prej së vdekurish të tretën ditë, 47edhe të predikohej në emrin e tij pendim dhe ndjesë mëkatesh në gjithë kombet, duke nisur nga Jerusalemi. 48Dhe ju jeni dëshmitarë për këto. 49Edhe ja unë tek po dërgoj premtimin e Atit tim mbi ju; dhe ju rrini në qytetin e Jerusalemit, deri sa të visheni me fuqi prej së larti.

50Pastaj i nxori jashtë deri në Betani; dhe ngriti duart e tij e i bekoi. 51Edhe duke i bekuar ata ai u nda prej tyre, edhe u ngjit në qiell. 52Edhe ata si iu falën atij, u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh. 53Edhe ishin gjithnjë në tempull, duke himnuar e duke bekuar Perëndinë. Amin.

 

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ngjitja në qiej e Zotit Krisht