/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të djelës

Ungjilli i të djelës

Ungjilli

Llk.14:16-24 Mtth.22:14

16Edhe ai i tha atij:
Një njeri bëri një darkë të madhe dhe ftoi shumë. 17Edhe në kohën e darkës dërgoi shërbëtorin e tij që t’u thoshte të ftuarve. Ejani, se tani të gjitha janë gati. 18Edhe të gjithë si të ishin në një mendje nisën të hiqeshin mënjanë. I pari i tha: Bleva një arë dhe kam nevojë të dal e ta shoh; të lutem të më ndjesh. 19Edhe një tjetër tha: Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj; të lutem, të më ndjesh. 20Edhe një tjetër tha: Mora grua dhe prandaj nuk mund të vij. 21Edhe ai shërbëtori erdhi dhe ia tregoi të zotit këto. Atëherë i zoti i shtëpisë u zemërua, e i tha shërbëtorit të tij: Dil shpejt nëpër rrugët e nëpër udhët e qytetit, edhe fut këtu brenda të varfërit e të gjymtuarit, edhe të çalët e të verbërit. 22Edhe shërbëtori tha: Zot, u bë siç urdhërove, po ende ka vend. 23Edhe i zoti i tha shërbëtorit: Dil nëpër udhët e nëpër gardhet dhe shtrëngoi të hyjnë, që të mbushet shtëpia ime. 24Sepse po ju them juve, se asnjë nga ata njerëzit që qenë ftuar nuk do të shijojë darkën time.
dhëmbëve.
14 Sepse shumë veta janë të thirrur, por pak të zgjedhur.

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

Ungjilli