/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli E 4 Mateut

Ungjilli E 4 Mateut

Ungjilli E 4 Mateut

 

( Mt 8:513 )

 5Edhe kur hyri ai në Kapernaum, i erdhi pranë një kryeqindës, duke iu lutur atij, e duke thënë: 6 Zot, shërbëtori im dergjet në shtëpi i paralizuar, edhe mundohet keq. 7 Edhe Jisui i thotë atij: Unë do të vij e do ta shëroj. 8 Edhe kryeqindësi u përgjigj e tha: Zot, nuk jam i denjë që të hysh nën strehën time, por thuaj vetëm një fjalë, edhe shërbëtori im do të shërohet. 9 Sepse edhe unë jam një njeri nën urdhër edhe kam nën veten time ushtarë, edhe i them këtij: Shko, edhe shkon; edhe tjetrit: Eja, edhe vjen; edhe shërbëtorit tim: Bëj këtë, edhe e bën. 10 Edhe Jisui kur dëgjoi u mrekullua, e u tha atyre që i vinin prapa: Me të vërtetë po ju them juve, se as në Izrael nuk kam gjetur kaq besim. 11 Edhe po ju them juve, se shumë do të vijnë nga lindja e nga perëndimi, edhe do të rrinë bashkë me Abrahamin e me Isaakun e me Jakovin në mbretërinë e qiejve. 12 Por të bijtë e mbretërisë do të hidhen në errësirën e jashtme; atje do të jetë të qarët dhe kërcëllitja e dhëmbëve. 13 Edhe Jisui i tha kryeqindësit: Shko, edhe t’u bëftë sikundër besove. Edhe shërbëtori i tij u shërua që në atë çast.

 

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

 

Ungjilli E 4 Mateut