/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i te Djeles

Ungjilli i te Djeles

 Ungjilli i te Djeles

 

Llk.2:20-21 40-52

20Edhe barinjtë u kthyen duke lavdëruar e duke himnuar Perëndinë për gjithë ato që dëgjuan e panë, sikundër iu tha atyre.

21Edhe kur u mbushën të tetë ditët për të rrethprerë djalin, emri i tij u quajt Jisu, siç ishte quajtur prej engjëllit para se të zihej në bark.

40Edhe djali rritej e forcohej në frymë, duke u mbushur me urtësi; edhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.

41Edhe prindërit e tij shkonin çdo vit në Jerusalem për të kremten e pashkës. 42Edhe kur u bë dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jerusalem sipas zakonit të së kremtes. 43Edhe si mbaruan ditët, në kthim të tyre, djali Jisu mbeti prapa në Jerusalem; edhe Josifi dhe e ëma nuk edinin. 44Po duke pandehur se ai ishte me bashkudhëtarët, ecën një ditë udhë; edhe e kërkonin nëpër farefis e nëpër të njohurit. 45Edhe pasi nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem duke kërkuar atë. 46Edhe pas tri ditësh e gjetën në tempull, duke ndenjur në mes të mësuesve e duke i dëgjuar ata e duke i pyetur ata. 47Edhe të gjithë ata që e dëgjonin mahniteshin për mençurinë dhe përgjigjet e tij.

48Edhe kur e panë atë, u habitën; edhe e ëma i tha: O bir, ç’na bëre kështu? Ja, yt atë edhe unë me ankth po të kërkonim. 49Edhe ai u tha atyre: Pse më kërkonit? A nuk e dinit se unë duhet të jem në shtëpinë e Atit tim? 50Po ata nuk e kuptuan fjalën që u tha atyre.

51Edhe zbriti bashkë me ta dhe erdhi në Nazaret; edhe u bindej atyre. Edhe e ëma i ruante gjithë këto fjalë në zemrën e saj. 52Edhe Jisui përparonte në urtësi dhe në moshë dhe në hir përpara Perëndisë e njerëzve.

 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ungjilli i te Djeles