/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

 

 

(Llk.18:35-43)

35Edhe ndodhi që kur ai po afrohej në Jeriko, një i verbër po rrinte pranë udhës duke lypur, 36edhe kur dëgjoi turmën që po kalonte, pyeste se ç’po ndodhte. 37Edhe i treguan se po shkon Jisu Nazaretasi. 38Edhe ai thirri duke thënë: Jisu, bir i Davidit, përdëllemë. 39Edhe ata që shkonin përpara e qortonin që të pushojë; po ai shumë më tepër thërriste: Bir i Davidit, përdëllemë.

40Edhe Jisui qëndroi, edhe urdhëroi ta sjellin tek ai; edhe ai, si u afrua, e pyeti, 41duke thënë: Ç’do që të të bëj? Edhe ai tha: Zot, të shoh përsëri. 42Edhe Jisui i tha: Shih përsëri; besimi yt të shpëtoi. 43Edhe menjëherë pa përsëri, edhe e ndiqte pas duke lavdëruar Perëndinë; edhe gjithë populli kur pa, i dha lavdi Perëndisë.

 

 

Kisha Orthodhokse

Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

 

Ungjilli i të Djelës