/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

 Ungjilli i të Djelës

 

(Llk.19:1-10).

Edhe Jisui hyri e shkonte nëpër Jeriko.

2Edhe ja një njeri i quajtur me emrin Zakhe, i cili ishte kryetagrambledhës. Dhe ky ishte i pasur. 3Edhe kërkonte të shihte Jisuin se cili është; po nuk mundej nga turma, sepse ishte i vogël në shtat. 4Edhe u sul përpara e hipi mbi një man që ta shihte, sepse nga ajo udhë do të shkonte. 5Edhe Jisui, si erdhi në atë vend, ngriti sytë dhe e pa atë, edhe i tha: Zakhe, zbrit shpejt; sepse sot unë duhet të qëndroj në shtëpinë tënde. 6Edhe zbriti shpejt dhe e priti me gëzim.

7Edhe të gjithë, kur panë, murmurisnin, duke thënë se hyri të rrijë te një njeri mëkatar.

8Edhe Zakheu qëndroi e i tha Zotit: Ja, o Zot, gjysmën e pasurisë sime tek po ua jap të varfërve, edhe në i kam marrë gjë njeriu me mashtrim, ia kthej katërfish. 9Edhe Jisui i tha se sot u bë shpëtim në këtë shtëpi, sepse edhe ky është bir i Abrahamit. 10Sepse Biri i njeriut erdhi të kërkojë e të shpëtojë të humburën.

 

Kisha Orthodhokse

Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

Ungjilli i të Djelës