/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

 Ungjilli i të Djelës

 

(Llk .15:11-32)

11Përsëri tha:

Një njeri kishte dy bij. 12Edhe më i vogli nga ata i tha të atit: Atë, jepmë pjesën e pasurisë që më takon. Edhe ai ua ndau pasurinë. 13Edhe pas pak ditësh më i vogli i mblodhi të gjitha, e mërgoi në një vend të largët; edhe atje shpërndau pasurinë e tij duke shkuar jetë në shthurje. 14Edhe si i prishi ai të gjitha, u bë një zi e madhe në atë vend, edhe ai filloi të mos kishte. 15Atëherë shkoi e u ngjit pas një qytetari të atij vendi, dhe ky e dërgoi në arat e tij të kulloste derra. 16Edhe dëshironte të mbushte barkun e tij me lendet që hanin derrat; po askush nuk i jepte. 17Edhe si erdhi në vete, tha: Sa mëditësve të tim eti u tepron bukë, ndërsa unë po humbas nga uria! 18Do të ngrihem e do të shkoj tek im atë, dhe do t’i them: O atë, mëkatova në qiell dhe përpara teje, 19edhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt. Më bëj si një nga mëditësit e tu. 20Edhe u ngrit e erdhi tek i ati. Edhe kur ai ishte ende larg, i ati e pa edhe pati dhembshuri, edhe u sul dhe iu hodh në qafë atë, edhe e puthi fort. 21Edhe i biri i tha: O atë, mëkatova në qiell dhe përpara teje, dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt. 22Po i ati u tha shërbëtorëve të tij: Nxirrni stolinë e parë dhe vishjani, edhe i vini unazë në dorën e tij dhe sandale në këmbët. 23Edhe sillni viçin e ushqyer dhe thereni, edhe le të hamë e të dëfrehemi. 24Sepse ky biri im qe i vdekur, e u ngjall përsëri; edhe qe i humbur, e u gjet. Edhe zunë të dëfreheshin. 25Edhe djali më i madh ishte në arë; edhe si erdhi afër shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. 26Edhe thirri një nga shërbëtorët dhe e pyeste: Ç’janë këto. 27Edhe ai i tha se ka ardhur yt vëlla, edhe yt atë theri viçin e ushqyer, sepse i erdhi shëndoshë. 28Edhe ai u zemërua dhe nuk donte të hynte brenda. I ati pra, doli e i lutej. 29Edhe ai u përgjigj e i tha të atit: Ja tek po të shërbej kaq vjet, edhe kurrë nuk e shpërfilla urdhërin tënd; edhe kurrë nuk më dhe një kec, që të dëfrej bashkë me miqtë e mi. 30Po kur erdhi ky yt bir që hëngri pasurinë bashkë me të përdalat, i there viçin e ushqyer. 31Edhe ai i tha: O djalë, ti je përherë bashkë me mua, edhe gjithë të miat janë të tuat. 32Dhe duhej të dëfreheshim e të ngazëlloheshim, sepse ky yt vëlla qe i vdekur, e u ngjall përsëri; edhe qe i humbur, e u gjet.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

Ungjilli i të Djelës