/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i te Djeles

Ungjilli i te Djeles

 Ungjilli i te Djeles

 

Mt.9:27-35 

27 Edhe duke ikur Jisui andej, i shkuan prapa dy të verbër, duke klithur e duke thënë: Përdëllena, o bir i Davidit. 28 Edhe kur erdhi ai në shtëpi, erdhën pranë tij të verbërit, edhe Jisui u thotë atyre: Besoni se mund ta bëj këtë? Ata i thonë atij: Po, Zot. 29 Atëherë preku sytë e tyre duke thënë: Sipas besimit tuaj u bëftë në ju. 30 Edhe u hapën sytë e tyre. Edhe Jisui i porositi ata rreptësisht, duke thënë: Shikoni të mos e marrë vesh njeri. 31 Po ata sa dolën e përhapën famën e tij nëpër gjithë atë dhe.

32 Edhe kur po dilnin ata, ja tek i prunë atij një njeri shurdh të demonizuar. 33 Edhe si u nxor demoni, foli i shurdhëri. Edhe turmat u çuditën, duke thënë se kurrë ndonjëherë nuk është parë kështu në Izrael. 34 Por Farisenjtë thoshin: Me anë të të parit të demonëve i nxjerr demonët.35 Edhe Jisui shkonte përqark nëpër gjithë qytetet e fshatrat, duke mësuar nëpër sinagogat e tyre dhe duke predikuar ungjillin e mbretërisë duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

Ungjilli i te Djeles