/ Ungjilli i të djelës / Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

Ungjilli i të Djelës

 Jn.3:13-17

3Jisui u përgjigj e i tha: Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, nëse nuk lind dikush prej së larti, s’mund të shohë mbretërinë e Perëndisë.

4Nikodhimi i thotë: Si mund të lindet një njeri duke qenë plak? Mos mundet të hyjë për së dyti në barkun e së ëmës së tij e të lindë?

5Jisui u përgjigj: Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, nëse nuk lind dikush prej uji e prej Fryme, s’mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. 6Ç’ka lindur prej mishit, është mish, edhe ç’ka lindur prej Fryme, është frymë. 7Mos u çudit pse të thashë se duhet të lindni ju prej së larti. 8Era ku të dojë fryn, edhe i dëgjon zërin, po s’di nga vjen, e ku vete; kështu është edhe kushdo që ka lindur prej Fryme.

9Nikodhimi u përgjigj e i tha: Si mund të bëhen këto?

10Jisui u përgjigj e i tha: Ti je mësues i Izraelit, edhe nuk i di këto? 11Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, se atë që dimë flasim, edhe për atë që pamë dëshmojmë, po dëshminë tonë nuk e pranoni. 12Nëse ju thashë juve punët e dheut, edhe nuk besoni, si do të besoni, nëse ju them punët e qiellit? 13Edhe asnjë s’është ngjitur në qiell, veç ai që ka zbritur nga qielli, i Biri i njeriut, që është në qiell. 14Edhe sikurse Moisiu ngriti lart gjarpërin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart edhe Biri i njeriut; 15që të ketë jetë të përjetshme. 16Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që t’i besojë atij, po të ketë jetë të përjetshme. 17Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij. 

Kisha Orthodhokse

Autoq efale Shqipërisë

http://orthodoxalbania.org/

Ungjilli i të Djelës