/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Didaktikë

Didaktikë

Didaktikë

 

 
Nëse kërkon diçka nga 
Perëndia  dhe lutja jote nuk dëgjohet  shpejt, mos u trishto sepse ti nuk je më i mençur se Perëndia. 
Perëndia  e bën këtë ose sepse nuk je i denjë për të marrë përmbushjen e kërkesës  dhe do të dëmtohesh nëse e pranon, ose sepse gjendja dhe rrjedha e zemrës sate nuk janë gati për kërkesat e tua, ose sepse ende nuk ke arritur në nivel të tillë shpirtëror  të mundesh të marrësh dhuratën që kërkon. 
Sepse nuk duhet ta detyrojmë veten të pranojmë gjëra që   nuk  mund t’i përballojnë ende,  që ajo që do të na dhurojë Perëndia, të mos bëhet e padobishme duke u ngutur për ta marrë. Sepse atë që e marrim lehtë, e humbasim shpejt, ndërsa diçka që e fitojmë me dhembje zemre, e ruajmë me shumë kujdes,ashtu si  një thesr.
 
 
 Shën Josifi (Isihastis)
Përkthyer nga N.Ikonomi
 
 

Didaktikë