Didaktikë
Dikur dy vizitorë të rinj po shkonin të vizitonin Shën Paision në qelinë e tij, në Panagouda. Gjatë rrugës panë një pemë fiku jashtë një qelie . Ishin shumë të uritur dhe pa u menduar dy herë, ata kërcyen mbi gardh, këputën disa fiq dhe i hëngrën.
Kur arritën te Shën Paisio, ai i priti me buzëqeshjen e tij të njohur. Para se të bisedonin, Shenjti hyri brenda dhe u solli një pjatë me llokume dhe ujë.
Pasi u ulën, ai i pa në sy dhe tha me shaka:
— “Djema të bekuar, llokumi është i mirë, por nuk është aq i mirë sa fiqtë e vjedhur të fqinjit, apo jo?”
Të rinjtë u skuqën nga turpi!
Por Shën Paisio në vend që t’i qortonte, thjesht shtoi:
— “Mos u shqetësoni, Perëndia e sheh nevojën dhe urinë e njeriut. Por herën tjetër, trokisni në derë dhe kërkoni. Murgu do t’ju jepte me kënaqësi gjithë pemën. Bekimi vjen kur kërkojmë, jo kur marrim fshehurazi.”
Mësime shpirtërore mga Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga M.Vasili


