/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Krishti, drita e botës!(Llk.18:35-43)

Krishti, drita e botës!(Llk.18:35-43)

 Krishti, drita e botës!(Llk.18:35-43)

 
 
Krishti i cili është drita e botës,  nuk ndricon  vetëm  zemrat  e njerëzve por  i dhuron atyre dhe dritën e shikimit,  dritën e syve.Kjo gjë duket edhe në ungjillin e sotshëm:
 “Shih përsëri; besimi yt të shpëtoi “.
Zoti Krisht erdhi në një qytet të Judesë që quhej Ieriho.Një i verbër që rrinte ulur buzë rrugës dhe lypte,dëgjoi gjithë rrëmujën që bëhej nga populli që ndiqte pas Jesuin dhe pyeti cfarë po ndodhte.Kur i thanë se  kishte ardhur Jesu Krishti, i verbëri u gëzua sepse kishte dëgjuar për mrekullitë dhe shërimet që kishte bërë Zoti dhe besonte se edhe ai do shërohej nga Jesu Krishti.Kështu  kërkoi mëshirën e Perëndisë duke thirrur me zë të lartë :”Jesu Bir i Davidit,mëshiromë “.Të gjithë i thonin të heshte dhe të mos thërriste por i verbëri thërriste akoma më fort dhe me shumë besim se Zoti Jesu Krisht do e dëgjonte dhe do e shëronte .Jesui dëgjoi të verbërin dhe qëndroi .
-“Çfarë do që të bëj ?” e pyeti.Dhe nuk e pyeti sepse nuk dinte se çfarë e mundonte ,por që t’i japi mundësinë të  shprehi besimin e tij.Prandaj  duke e kuruar atë i  tha : “besimi yt të shpëtoi “.Menjëherë i verbëri  pasi gjeti dritën,lavdëroi Perëndinë dhe ndoqi pas Jesuin.
I verbëri nuk u largua nga Jesui pasi gjeti shërim duke haruar  mirësinë që Ai i bëri por qëndroi me të duke lavdëruar Perëndinë .Le të përpiqemi edhe ne me durim dhe me besim,ashtu si i verbëri,  para se të marrim ndihmën e Perëndisë por dhe më pas. Të mos  jemi mosmirënjohës.
I verbëri nuk kishte asnjë që ta drejtonte dhe ta conte pranë Jesuit dhe as shikonte dot se ku ishte Jesui . Ata që ndodheshin përreth  i flisnin që të heshte.Megjithatë i kaloi të gjitha pengesat dhe iu afrua Jesuit duke kërkuar  mëshirën e Tij dhe duke marrë nga Zoti dritën e syve.Te njëjtin durim dhe të njëjtin besim të kemi edhe ne në lutjet tona drejtuar Perëndisë. Edhe nëse Perëndia duket se vonon (në ato që ne  kërkojmë ),të bëhemi  të duruar dhe të vazhdojmë pëpjekjet tona me besim se Perëndia njeridashës do na dhuroj ato që janë të mira dhe të dobishme për shpirtin tonë. 
 
 
Përkthyer nga A. Avrami 
 
 

Krishti, drita e botës!(Llk.18:35-43)