/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Heshtja

Heshtja

Heshtja

 

Shën Efremi i Siros thotë : “Fjalët janë gjethe,ndërsa veprat fryte.Veprat ikonizojnë virtytin ndërsa fjalët duhet të jenë hija e ikonës së veprave”.
Ava Pimena na thotë : ai që mëson të tjerët dhe nuk bën vetë ato që thotë,ngjan me burimin i cili vadit dhe pastron gjithë të tjerët dhe  nuk arrin të pastroj veten.
Kërkojmë nga të tjerët përsosmërinë dhe ne vetë nuk bëjmë as gjënë më të vogël nëse jeta jonë nuk ka lidhje me fjalët që predikojmë dhe nëse fjalët që shprehim nuk i përgjigjen jetës sonë.Kështu ngjajmë si buka pa kripë. 
Ava Amoni thotë se zjarri i zemrës dhe  nxehtësia shpirtërore shuhet nga ngasjet e fjalëve të kota.Asnjë nuk mund të këtë lutje të nxehtë në darkë kur gjatë  gjithë ditës ka marrë  nëpër gojë gjithë qytetin.
Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua.
Të flasim pak dhe të kuptojmë shumë.
Përkthyer nga N. Ikonomi
 
 

Heshtja