Didaktikë
Shkrimi i Shenjtë, dhe mbi të gjitha Dhiata e Re, është gjëja më e çmuar këtu në tokë për ne. Sepse vetëm nga fjalët e Perëndisë, të cilat janë të regjistruara në Shkrimet e Shenjta, të cilat janë shkruar prej Frymës së Shenjtë, mësojmë së pari gjënë më të rëndësishme dhe më të nevojshme për ne , për kuptimin dhe qëllimet e jetës sonë.
Zoti Jezu Krisht dhe apostujt e Tij të shenjtë na treguan rrugën e jetës, na treguan gjithçka që duhet të bëjmë, na treguan gjithçka që Perëndia nuk dëshiron dhe çfarë duhet të shmangim!
Shën Lukai i Krimesë
Përkthyer nga N.Ikonomi


