Didaktikë
Shën Andoni thotë:
Kur njeriu e hedh barrën mbi veten , gjen prehje. Në momentin që ia hedh tjetrit, ndjen shqehtësim brenda vetes.
Provoje në një rast, në një ngasje. Thuaj se ishte faji i dikujt tjetër… Ndjen shqehtësim brenda teje, ankth!
Por kur thua: “Nuk është faji i tjetrit, është faji im, pse flas për një tjetër tani, kam harruar kush jam? Bëra këtë, atë, atë… prandaj nuk duhet të flas fare.”
Është sikur të jesh duke u ulur në tokë dhe nuk ke frikë se do të biesh. Ndërsa më parë ishe lart dhe thoshe: “Nga këtu do të bie, nga atje do të bie” dhe kishe frikë dhe shqehtësime. Pasi të kesh rënë poshtë dhe të kesh shkelur në tokë , nuk ke më frikë se mos rrëzohesh më poshtë.
At Efremi i Arizonës
Përkthyer nga M.Vasili


