/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Vit të mbarë!

Vit të mbarë!

Vit të mbarë!

 

I gjithë viti do të jetë i mirë për ju, jo nëse deheni në fillim të muajit, por nëse që ditën e parë të muajit dhe çdo ditë bëni atë që i pëlqen Zotit. Sepse dita bëhet e keqe ose e mirë jo nga natyra e saj, pasi ditët nuk ndryshojnë njëra nga tjetra, por nga zelli ose nxitimi ynë.

Nëse bëni të mira keni pasur një ditë të mirë. Nëse bën mëkat, ajo bëhet e keqe dhe plot ferr. Nëse i përkushtohesh vullnetit të Perëndisë do të kesh të mbarë gjithë vitin duke bërë lutje dhe bamiresi çdo ditë. Por nëse neglizhoni virtytet dhe ia besoni gëzimin e shpirtit tuaj fillimit të muajve dhe numrit të ditëve, do të jeni të shkretë nga të gjitha të mirat tuaja.

 

Shën Joan Gojarti
Përkthyer nga M.Vasili

 

Vit të mbarë!