/ Jetë Shenjtorësh dhe Asketësh / Dëshmore Anastasia

Dëshmore Anastasia

Dëshmore Anastasia

 

Anastasia rridhte nga familje e pasur aristokrate.Me gjithë mësimet dhe përpjekjet e Pretekstatit,babait të saj i cili ishte pagan fanatik, nëna e saj e krishtere Favsta e drejtoi Anastasinë te mësuesi Krisogono, prej të cilit morri mësimet e para të krishtere duke ndezur brenda zemrës së saj zjarrin e dashurisë për Krishtin.  
Megjithëse dëshironte të jetonte e vetme,me pastërti dhe virgjëri trupore,i ati e martoi Anastasinë në moshë të vogël me paganin Puplio, oficer i perandorit Dioklitian.Anastasia u përpoq të ruaj virgjërinë e trupit,siç dëshmon dhe sinaksari i saj, duke u justifikuar se është e sëmurë.Vdekja e papritur e Puplios i dha “liri” gjithë mundësive të saj për të kontribuar me kohën, dashurinë dhe pasurinë te vëllezërit  që kishin nevojë.Përveç ndihmave materiale, Anastasia vizitonte dhe shumë të krishterë të burgosur dhe i inkurajonte që të mos frikësohen përpara torturave.
Veprimtaria e ndihmës së saj nuk u përqëndrua vetëm në Romë.Anastasia ndihmoi në Lindje deri në Nikomidhi,në Iliri,në Greqidhe veçanërisht në qytetin e Selanikut.

Dëshmoret Agapi,Irini dhe Hjonia,motrat që u martirizuan në qytetin e Selanikut nga perandori Dioklitian (16Prill),jetuan nga afër ndihmën dhe dashurinë e Shën Anastasisë gjatë kohës që ndodheshin në burg.

Arriti dhe koha e martirizimit të saj i cili u bë shkak i martirizimit të  120 dëshmorëve  që morrën kurorën e lavdisë.
Pasi morri vesh Dioklitiani veprimtarinë  e Shenjtores,urdhëroi arrestimin dhe burgimin e saj.
U përpoqën ta bindin me premtime dhe fjalë të bukura por nuk arritën të lëkundin besimin që kishte.As torturat e tmerrshme nuk e bënë Shenjtoren të mohoj Krishtin. Kur ishte në burg Anastasia shihte shpesh në ëndërr Theodhotin,gruan e ve nga Nikomidhia e cila ndihmonte Shenjtoren gjatë veprimtarisë së saj atje.Theodhoti i shfaqej në ëndërr si mesazh prej qiellit duke forcuar guximin e Shenjtores.Megjithë torturat që vuante dhe qëndrimit të saj në burg,Anastasia paraqitej  më e fortë përpara paganëve.Të tërbuar nga inati për dështimin e përpjekjeve të tyre perandori urdhëroi ta hipnin në një varkë bashkë me një të krishterë tjetër emri i të cilit ishte Eftiqio,dhe 120 paganë të burgosur.

I lanë në det duke pritur të mbyteshin pasi varka që i vunë ishte e çpuar.Por Perëndia nuk lejoi të realizohet plani i tyre sepse plani i Tij synonte tek shpëtimii 120 shpirtrave paganë që ndodheshin me Shenjtoren në varkë.

Papritur u shfaq Theodhoti te timoni i varkës dhe i nxorri në breg.
Të habitur nga kjo mrrekulli 120 paganët besuan te fuqia e Krishtit dhe e pohuan Atë si Perëndi
 përpara perandorit i cili urdhëroi menjëherë ekzekutimin e tyre.
120 dëshmorët morrën kurorën e lavdisë me martirizimin e tyre për Krishtin.

Pas kësaj ngjarjeje e lidhën Shenjtoren  në një kollonë druri dhe e dogjën të gjallë.
Lipsanin e Shën Anastasisë e morri dhe e varrosi në kopështin e saj një grua besimtare me emrin Apoloni.
Pjesë të lipsanit të saj ndodhen sot në manasirin e Shën Anastasisë në Greqi.
Kisha jonë kremton dëshmoren e Shenjtë Anastasinë në 22 Dhjetor,bashkë me mësuesin e saj dëshmor Krisogonin.

 

Përkthyer nga A.Marini

Dëshmore Anastasia