Didaktikë
-At jam i sëmurë. Lutu që të shërohem.
– Nuk është në dobinë tënde që unë të lutem për këtë . Nëse je i duruar me besim te Perëndia, atëherë do marrësh një pension më të madh se ai i “sigurimeve shtetërore”.
Njëherë, një i sëmurë iu lut Shën Pandeleimonit ta shëronte por Shenjti nuk e bëri.
Ai këmbënguli dhe vazhdoi ta luste. Në fund, e shëroi.
Kur vdiq dhe shkoi në jetën tjetër, pa se kishte humbur shumë kurora për shkak të shërimit të tij dhe i thotë Shën Pandeleimonit:
“Përse më shërove? E dije që do t’i humbisja kurorat, prandaj nuk duhej të më shëroje”, duke e bëre me faj Shenjtin.
Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga M.Vasili


