/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Prerja e kokës së Shën Joan Pagëzorit

Prerja e kokës së Shën Joan Pagëzorit

Prerja e kokës së Shën Joan Pagëzorit

 

“Nuk të lejohet nga ligji i Perëndisë të marrësh gruan e  vëllait,i cili jeton akoma.(nuk ka vdekur).
Këto janë fjalët e Shën Joan Pagëzorit,të cilat ishin si thika në ndërgjegjen e degjeneruar të mbretit Herod dhe të gruas së tij të jashtëligjshme,Herodiadës(që kish qënë gruaja e Filipit,vëllait të Herodit).
Mbreti Herod,duke mos duruar kritikat e Joan Pagëzorit,e mbylli atë në burg.
Në festën e ditëlindjes së tij,mbreti Herod kishte shumë të ftuar.Ai kërkoi nga Salomi,vajza e Herodiadës, të kërcej për nder të festës dhe të të ftuarve.
Ai u mahnit aq shumë nga kërcimi i Salomit saqë  i premtoi asaj se do t’i jepte c’të donte,akoma dhe gjysmën e mbretërisë.Salomi pyeti nënën e saj c’farë të kërkonte nga mbreti.Herodiada,e cila e urrente Joan Pagëzorin,e këshilloi të bijën të kërkonte kokën e shenjtorit.
Atëherë Salomi i tha mbretit Irodh:-“Dua të më sjellësh në një pjatë kryet e Joan Pagëzorit.”
Mbreti u mërzit shumë sepse ai nuk donte ta vriste Joan Pagëzorin,por nuk mund të mos e mbante premtimin që i dha përpara të ftuarve.Dërgoi t’i sillnin kokën e Joanit.Xhelati preu kryet e Shën Joanit, i  vendosi në një pjatë dhe ia dha Salomit,e cila ia dha nënës së saj.
Trupin e tij të shenjtë e morrën dhe e varrosën me nderime nxënësit e tij.
Kështu,duke u martirizuar,Pararendësi i Zotit,dorëzoi shpirtin e tij tek Ai,që aq shumë e donte.

 

Perkthyer nga A.Marini

 

Prerja e kokës së Shën Joan Pagëzorit