Apostulli i të djelës
13 Rrini zgjuar, qëndroni në besë; bëhuni burra, e forcohuni.
14Gjithë punët tuaja le të bëhen me dashuri.
15Edhe ju lutem, o vëllezër, e njihni shtëpinë e Stefanait, se është fryti i parë i Akaisë, edhe se ia kanë kushtuar veten shërbimit të shenjtëve;
16të ulni kryet edhe ju ndaj të këtillëve, edhe ndaj çdo njeriu që bashkëpunon me ne dhe mundohet.
17 Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanait dhe të Furtunatit e të Akaikut, sepse këta mbushën mungesën tuaj;
18 sepse prehën shpirtin tim dhe tuajin. Dijuani pra të këtillëve.
19 Ju përshëndesin kishat e Azisë. Ju përshëndesin në Zotin Akila dhe Priskila bashkë me kishën që është në shtëpinë e tyre.
20 Ju përshëndesin gjithë vëllezërit. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
21 Përshëndetja u shkrua me dorën time, të Pavlit.
22 Nëse ndonjë nuk e do Zotin Jisu Krisht, qoftë i mallkuar. Maran-Atha*.
23 Hiri i Zotit Jisu Krisht qoftë me ju.
24Dashuria ime qoftë me të gjithë ju në Jisu Krishtin. Amin.
Marrë nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërise


