Didaktikë
Qëllimi i vërtetë i jetës së krishterë është të fitosh Shpirtin e Shenjtë. Duhet të dini se vetëm vepra e mirë që bëhet nga dashuria për Krishtin jep frytet e Shpirtit të Shenjtë.
Pra fitimi i Shpirtit të Shenjtë është qëllimi i jetës sonë!
– Në ç’kuptim thoni se duhet ta fitojmë Shpirtin e Shenjtë? (pyeta), nuk e kuptoj mirë këtë.
– Të fitosh do të thotë të marrësh, (më u përgjigj ai). Ju me siguri e dini se çfarë do të thotë të fitosh para. E njëjta gjë vlen edhe për Shpirtin e Shenjtë!
Qëllimi i jetës tokësore për njeriun e zakonshëm është të fitojë para ose të marrë nderime, dallime dhe dekorime.
Shpirti i Shenjtë gjithashtu është kapital, dhe në të vërtetë kapitali i përjetshëm dhe thesari i vetëm që nuk shteron në gjithë shekujt.
Shën Serafimi i Sarovit
Përkthyer nga N.Ikonomi


