/ Jeta Shpirtërore / Didaktikë

Didaktikë

Didaktikë

 

Për të përjetuar festat, duhet ta mbajmë mendjen te ditët e shenjta dhe jo te punët që duhet të bëjmë për këto ditë . Le të mendojmë për ngjarjet e çdo dite të shenjtë (Krishtlindjet, Epifania, Pashkët, etj.) dhe të themi lutjen, duke lavdëruar Zotin. Në këtë mënyrë, do ta festojmë çdo festë me shumë nderim.
Laikët kërkojnë ta kuptojnë Krishtlindjen me mish derri, Pashkët me qengj dhe Halloweenin me komfeti.
Shenjtorët tanë, të cilët derdhën gjak,djersë dhe lot për dashurinë e Krishtit, ne duhet t’i festojmë gjithmonë me nderim, që të ndihmohemi.
Dhe kur dëgjojmë Sinaksarionin e tyre “Në këtë ditë, kujtimi i Shenjtorit…”, duhet të qëndrojmë drejtë, ashtu si qëndrojnë ushtarët me vëmendje kur lexohen emrat e dëshmorëve të tyre që ranë heroikisht, “Në këtë datë të këtij muaji … ushtari guzimtar, ra duke luftuar heroikisht në këtë front.

Shën Paisio i Malit të Shenjtë
Përkthyer nga N.Ikonomi

 

 

Didaktikë