/ Predikime-Katekizma- Artikuj / Shërimi i djalit epileptik

Shërimi i djalit epileptik

Shërimi i djalit epileptik

 

“O Zot, ki mëshirë për djalin tim”
Me këto fjalë iu drejtua i ati i djalit Zotit Krisht.
Jesu Krishti ,kishte përpara një prind të vuajtur i cili e lut t’i shëroj të birin.Dhe Zoti Krisht duke iu drejtuar jo vetëm babait të djalit por dhe gjithë atyre që e dëgjonin,u thotë :”O brez i pabesë dhe i mbrapshtë!Edhe sa kohë do të jem me ju?Deri kur do t’ju duroj?”(Matth 17:17).
Mëkati depërtoi brenda njeriut,kjo gjë është fakt.E keqa më e madhe është se njeriu lejon  që ta shkatëroj mëkati dhe mban qëndrim negativ përpara Perëndisë,qëndrim mosbesimi.
Babai i djalit iu drejtua Zotit me këto fjalë: ” Besoj o Zot”-“Ki mëshirë për djalin tim”.
Me këto fjalë ai tregon besimin e tij,e dorëzon veten në duart e Perëndisë.
Dhe menjëherë ndodhi cudia.
Jesu Krishti kërkoi t’i sillnin djalin.E qortoi demonin që kishte hyrë tek ai.Atëherë demoni doli prej tij dhe djali u shërua.
Njeriu është i rrethuar nga kurthi i mëkatit,nga shkatërrimi,pabesia dhe mohimi.
Që të dalë prej atje i nevojitet të kapet diku jashtë këtij kurthi, tek Krishti,te Kisha.
Ashtu si i ati i djalit,i cili vuajti dhe me besim iu drejtua Jesu Krishtit.
Besimi te Perëndia e shpëtoi atë.

 

At Simeon Kragiopulos Manastiri “Lindja e Hyjlindëses

 

Shërimi i djalit epileptik