/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Mrekulli

Mrekulli

Mrekulli

 

Shën Irini ishte vetëm 12 vjec kur e dogjën turqit.Më parë i prenë dorën dhe i hodhën ujë të nxehtë në gojë sepse nuk pranonte të mohonte Krishtin.Dhe të gjitha këto tortura ia bënë përpara prindërve të saj!

Sot,sa fëmijë do ta bënin këtë dhe sa nëna do e dëshironin?

Zonja Eleni na tregon këtë histori:

Kjo ndodhi tre ditë para se Stela,mbesa ime e cila ishte 49 vjec të ndërrontë jetë.

Stela vuante nga kanceri dhe ishte në gjendje shumë të rëndë.Pranë saj qëndronte i vëllai që kujdesej për të.

Gjatë kohës që infermieret ishin në dhomë,Stela pa një vajzë të vogël e veshur me të bardha dhe me krah,si ëngjëjt.Nuk shkelte në tokë ,fluturonte.I shkoi pranë,e përkëdheli te koka dhe i tha:”Mos u mërzit,unë kujdesem për ty”. Dy tre herë i vuri dorën mbi kokë dhe u largua.

-“Ilia,i thërret të vëllait,ja vajza po largohet.Erdhi më vizitoi dhe më tha se quhet Irini”.

I vëllai nuk e besoi dhe mendoi se e gjithë kjo bisedë ishte fantazi e  gjendjes së saj të rënduar.

Tre ditë rresht ndodhte e njëjta gjë.Ditën e tretë Irini e vizitoi përsëri.E përkëdheli te koka dhe i tha:”Jam Irini.Nesër do vij të të marr me vete.Mos ki frikë”!

Ditën tjetër Stela ndërroi jetë.

U largua në paqe duke pasur mbrojtjen e Shën Irinit.Të lumur janë ata që largohen nga kjo botë duke shijuar mbrojtjen e Shenjtorëve.Shpirtrat e tyre marshojnë drejt drejt gëzimit të përjetshëm të Perëndisë duke u kurorëzuar për hidhërimet,dhimbjet dhe mundimet e jetës së tyre në tokë.

 

Përkthyer nga M. Vasili

Mrekulli