/ Dëshmi mbi Shenjtorët dhe Etërit / Nxehtësia e pendimit

Nxehtësia e pendimit

Nxehtësia e pendimit

 

Një vajzë e quajtur Taisia ngeli jetime në moshë të re.Pas vdekjes së prindërve priste në shtëpi dhe ndihmonte shumë etërit e manastirit Skiti.Kur u gjend në vështirësi ekonomike iu afruan disa persona jo të ndershëm të cilët ndikuan shumë me veprat e tyre dhe arritën ta nxjerrin në rrugë.Kështu vajza filloi të jetonte e zhytur në mëkat derisa përfundoi në shtëpi publike.Kur e mësuan këtë lajm etërit u trishtuan shumë dhe iu lutën At Joanit të niset te Taisia.Arriti murgu te shtëpia e saj dhe kërkoi ta takonte.
-Ju murgjit i hëngrët jetën dhe tani gjendet në mes të varfësisë!, iu përgjigj shërbëtorja .Por murgu këmbënguli ta takoj.Taisia u vesh e u zbukurua dhe e thërret të ngjitet.At Joani u ul pranë saj dhe e pyeti:-Përse dole kundër Krishtit dhe u katandise në këtë gjendje?Vajza ngriu kur dëgjoi këto fjalë.Murgu uli kokën dhe filloi të qaj me dënesë.-At,pse qan? e pyeti Taisia.Murgu ngriti sytë,e pa përsëri, uli prap kokën dhe tha:-Shikoj djallin që luan me fytyrën tënde dhe mos të qaj? Atëherë vajza e pyeti:-At,ekziston pendimi?
-Ekziston.

-Më merr pra që këtu.

-Shkojmë,iu përgjigj murgu.Taisia u nis pa lënë asnjë porosi për shtëpinë.

Ishte errësuar kur arritën në shkretëtirë.Murgu i vendosi një gurë si jastik,i bëri shenjën e Kryqit dhe i tha:-Fli këtu.

Përgatiti dhe për vete,bëri lutjen dhe u shtri edhe ai.Rreth mesnatës u zgjua dhe pa një rrugë të ndritshme nga qielli deri tek Taisia dhe ëngjëjt e Perëndisë që ishin duke shoqëruar shpirtin e saj! I shkoi afër dhe pa se kishte vdekur.Sapo u sigurua për këtë ra në gjunjë dhe filloi t’i lutej Perëndisë.Atëherë dëgjoi një zë që i tha:”Një orë e saj pendimi u pranua shumë më tepër se pendimi që shumë njerëz ndjejnë gjatë gjithë jetës por nuk reflektojnë nxehtësinë e tij”.

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Nxehtësia e pendimit