Si të dua një njeri të keq?
-At,si të dua një njeri të keq?
“-E kuptoj pyetjen tuaj.Të urreni të keqen dhe mëkatin,por njeriun ta doni dhe t’ju vij keq.Vetëm Perëndia di gjithshka!
Mundet ,ai që ne sot e urrejmë,nesër me lot,me lutje dhe me pendim,të pastrohet dhe Zoti ta vendosi bashkë me ëngjëjt e Tij.Shumë njerëz të tillë kanë ngelur në histori”.
*****
-At,vërtet i do ata që të shajnë?
“-Tani i dua më shumë dhe më vjen më tepër keq”.
*****
Kur nuk shihte dashuri te dikush,ankohej dhe ndjente dhimbje.
-“Atje ku nuk ka dashuri,ndodhet ferri.
Zoti ta tregon fatkeqësinë e tjetrit që të shohi si do reagosh.Do lutesh për të?Do e ndihmosh? Dhe nëpërmjet kësaj mënyre të fton të mësosh të kesh dashuri”.
*****
At Gabrieli ulej në gjunjë në Kishë dhe predikonte t’i kalojmë ditët tona me dashuri.Nëse kishte mërzitur dikë duke e korrigjuar për ndonjë gabim dhe kalonte dita pa e takuar dhe pa i kërkuar falje,e gjente dhe i thoshte: “Më fal që të mërzita”.
Marrë nga libri:”Shën Gabrieli,i marrë më Krishtin”.
Përkthyer nga A. Marini