BESIMI
Nuk ka themele,por si qëndron ndërtesa?
Nuk ka krijues anijesh, por si u montua anija?
Nuk ka ndërtues, por si u ndërtua shtëpia?
Nuk ka muzikant por si në botë ndihet-dëgjohet ritmi muzikor?
Nuk ka Krijues?!
Por si dëshmon bukuria e ndërtesave për Krijuesin?
Nëse nuk ka Zot?!
Çfarë kërkon pra midis krijimeve të Tij?
Në shtëpinë e Zotit banon,dhe e mohon Zotërinë e shtëpisë?
Ose jep qiranë, domethënë falënderimin tënd, ose dil nga shtëpia.
Pse e tymos shtëpinë me tymin e blasfemisë sate?
Shën Joan Gojarti
Përkthyer nga N.Ikonomi


