/ Fjalë të Urta nga Shenjtorë dhe Etër / Dashuria e krishtere – vazhdim 2

Dashuria e krishtere – vazhdim 2

 Dashuria e krishtere - vazhdim 2

 

Dhe çfarë mund të gjesh si arsye për të ndaluar së dashuri dikë? Sepse ti e nderoje dhe ai të shau? Apo se ti e ndihmove dhe ai donte të të bëj keq? Por nëse ke dashuri më Krishtin,për këtë  arsye duhet  ta duash më tepër dhe jo ta urresh.Sepse të gjitha ato që hedhin poshtë dashurinë e zakonshme të interesit,forcojnë dashurinë e krishtere.Por si? E para:sepse ai që të sillet me armiqësi,të siguron shpërblim nga Perëndia’ dhe e dyta:sepse ai si i sëmurë shpirtëror ka nevoj për simpatinë dhe mbështetjen tënde.Kështu pra kush ka dashuri të vërtetë vazhdon t’i dojë të tjerët edhe kur dikush e urren,e shan apo e kërcënon,me kënaqësinë se ka dashuri më Krishtin por edhe  se imiton Krishtin sepse ai të tillë dashuri u tregoi armiqve të Tij.Jo vetëm sakrifikoi për ata që e urryen dhe e kryqëzuan,por edhe i lutej Atit të Tij t’i falë.”Fali o Atë sepse nuk dinë se c’bëjnë”( Llk.23:34).

Dashuria nuk njeh interes.Prandaj Apostull Pavli na këshillonte “Askush mos të kërkoj interesin e vetë por interesin e tjetrit”(1Kor.10:24).
As zilia nuk njeh dashuri sepse kush ka vërtet dashuri,i konsideron të mirat e tjetrit si të tijat.Kështu dashuria dalë-ngadalë e shndërron njeriun në ëngjëll.Pasi e cliron nga zemërimi,nga zilia dhe pasioni barbar,e nxjerr nga gjendja e tij natyrore dhe e fut në gjëndjen e qetësisë ëngjëllore.

Shën Joan Gojarti

 

Përkthyer nga A. Marini

 

Dashuria e krishtere – vazhdim 2