Didaktikë
Mos u kënaq kurrë me veprat e mira që bën , as mos u bazo në to, sepse nuk e di nëse ato janë të pëlqyera prej Perëndisë apo jo. Prandaj, është më mirë të mbështetesh në fuqinë dhe mëshirën e Tij, duke e konsideruar veten baltë.
Perëndia nuk e gjykon një të krishterë sepse mëkaton, por sepse nuk pendohet. Sepse mëkatimi dhe pendimi janë njerëzore, ndërsa mospendimi është një karakteristikë e djallit dhe demonëve të tij. Përderisa nuk jetojmë vazhdimisht në pendim, kjo është arsyeja pse do të gjykohemi.
Shën Nifon Konstandini
Përkthyer nga N.Ikonomi


